Full playlist of How to apply videos available here.

Home Office pret që njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë për mbrojtje do të kërkojnë azil menjëherë kur të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, mund të ketë shumë arsye të ndryshme pse njerëzit nuk bëjnë ose nuk mund të kërkojnë azil menjëherë. Nëse nuk keni kërkuar azil menjëherë, duhet të jepni arsyet tuaja. 

Është e rëndësishme të merrni një avokat për t’ju ndihmuar gjatë procesit të azilit, por mos harroni se nëse vononi të kërkoni azil, ekziston rreziku që Home Office mund të mendojë se nuk keni nevojë për mbrojtje, ose mund t’ju japin një afat më të shkurtër largimi. Për të regjistruar kërkesën tuaj, telefononi Home Office në 0300 123 4193 (më shumë informacion këtu). Ata do ju bëjnë pyetje të thjeshta për ju dhe familjen tuaj. Ata nuk do të pyesin pse po kërkoni azil. Ata gjithashtu do të kërkojnë adresën postare ose emailin ku mund t’ju dërgojnë një letër për një intervistë në Njësinë e Kontrollit të Azilit, Lunar House, 40 Wellesley Road, Croydon CR9 2BY.

Nëse jeni i varfër ose i pastrehë, ju mund të shkoni menjëherë në Njësinë e Shqyrtimit të Azilit. Nuk keni nevojë të telefononi Home Office më parë. 

Intervista e parë nga dy intervistat që do zhvilloni me Home Office quhet intervista e shqyrtimit. Në intervistën tuaj të shqyrtimit, Home Office do të bëjë pyetje për të përcaktuar se kush jeni dhe si keni arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ata gjithashtu do t’ju kërkojnë të përshkruani shkurtimisht arsyen ose arsyet pse po kërkoni azil. 

Ata do të marrin gjurmët e gishtërinjve dhe foton tuaj. Më pas ata do t’ju lëshojnë dokumente të tjera që konfirmojnë të dhënat tuaja personale dhe që keni aplikuar për azil. Brenda javëve të ardhshme do t’ju lëshohet një kartë ARC. Home Office duhet t’ju japë një kopje të transkriptit të intervistës suaj të shqyrtimit. Home Office do të kontrollojë të dhënat e tyre për të parë nëse keni qëndruar më parë në MB.

Home Office do t’ju ofrojë një përkthyes falas, normalisht përmes celularit. Është e rëndësishme që ju dhe përkthyesi të kuptoni mirë njëri-tjetrin. 

Mund të qëndroni në Njësinë e Shqyrtimit për disa orë. Home Office pastaj do të vendosë nëse duhet t’ju ndalojë ose lirojë gjatë procesit të kërkesës suaj. Nuk ka gjasa që të ndaloheni në Njësinë e Shqyrtimit. 

Gjatë intervistës suaj të shqyrtimit, Home Office gjithashtu duhet të pyesë nëse dëshironi që intervista e azilit ose “thelbësore” të zhvillohet nga një burrë apo një grua dhe nëse do të keni nevojë për një përkthyes. Ju lutemi të merrni në konsideratë nëse e keni më të lehtë ta diskutoni historinë tuaj para një burri apo një gruaje dhe sigurohuni t’ia thoni Home Office preferencën tuaj, nëse e keni një të tillë. Intervista juaj e azilit është intervista e dytë që do të zhvilloni me Home Office ku do të flisni në detaje për kërkesën tuaj të azilit (shikoni më poshtë). 

Lexoni shumë për kërkesën për azil website-in e qeverisë . 

Ju duhet të merrni pasaportën tuaj ose çdo letërnjoftim tjetër që mund të keni në intervistën e shqyrtimit.

Pas intervistës suaj të shqyrtimit, do të keni intervistën e azilit. Gjatë kësaj interviste Home Office do ju pyesë në lidhje me detajet e kërkesës suaj. Disa njerëz nuk presin gjatë për intervisten e azilit dhe disa të tjerë presin për muaj të tërë. Këto intervista mund të zgjasin disa orë. Nëse keni nevojë për një përkthyes, sigurohuni që t’i tregoni Home Office paraprakisht dhe ata do ta marrin një të tillë falas. 

Në fillim të intervistës, Home Office do ju pyesë nëse ndiheni mirë për t’u intervistuar, nëse keni ndonjë problem shëndetësor dhe nëse ju dhe përkthyesi e kuptoni njëri- tjetrin. Nëse keni vështirësi të kuptoni përkthyesin e Home Office, duhet ta thoni këtë në fillim të intervistës.

Home Office gjithashtu do ju pyesë nëse dëshironi të dorëzoni ndonjë provë. Ju duhet të përktheni çdo provë nga gjuhë të tjera në anglisht para se t’ia dorëzoni Home Office. Ju duhet t’ia tregoni provat tuaja avokatit përpara se t’i dorëzoni ato te Home Office. Avokati juaj mund t’ju këshillojë që të dërgoni provat tuaja menjëherë pas intervistës. Mos harroni të mbani një kopje të çdo prove që jepni. 

Intervistuesi i Home Office do të pyesë për prejardhjen tuaj familjare dhe sociale. Intervistuesi do t’ju kërkojë gjithashtu të konfirmoni bazën për pretendimin tuaj, për shembull se ai bazohet në orientimin seksual ose identitetin gjinor ose karakteristikat seksuale (p.sh. të qenit interseks). Mund të zbatohen më shumë se një arsye, për shembull ju mund të jeni në rrezik për shkak të orientimit tuaj seksual ose identitetit gjinor, si dhe për shkak të të qenit interseks, nëse të dyja janë të rëndësishme për arsyet që ju është dashur të largoheni nga vendi juaj. Intervistuesi duhet të pyesë se si dëshironi t’ju drejtohen, për shembull se çfarë emri dëshironi të përdorni dhe cilat fjalë dëshironi të përdorni për të përshkruar orientimin tuaj seksual, identitetin gjinor ose karakteristikat seksuale. Ata do t’ju pyesin se çfarë keni frikë në vendin tuaj të origjinës. Ata do t’ju bëjnë pyetje se si keni arritur të realizoni orientimin tuaj seksual ose identitetin gjinor ose se keni lindur me një variacion të karakteristikave seksuale. Nëse keni kërkuar azil për shkak se jeni interseks, mund t’ju bëhen pyetje se si dhe kur jeni bërë të vetëdijshëm se karakteristikat tuaja seksuale ndryshonin nga ato që priten zakonisht nga burrat dhe gratë. Këto janë pyetje në lidhje me historinë tuaj personale. Ata mund të pyesin se si mendoni dhe ndiheni për veten tuaj. Ata do t’ju kërkojnë të përshkruani çdo gjë që mund t’ju ketë ndodhur në vendin tuaj të origjinës ose nëse është e rëndësishme, për partnerët e mëparshëm ose aktualë. Home Office nuk duhet t’ju kërkojë të përshkruani aktet seksuale. Pyetjet do të ndryshojnë në varësi të rrethanave të rastit tuaj.

Në fund të intervistës, do të keni mundësinë të jepni informacione shtesë. Ju gjithashtu do të pyeteni nëse keni ndonjë arsye tjetër për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar përveç atyre që diskutohen në intervistë. 

Nëse keni nevojë për pushim gjatë intervistës tuaj, mund ta kërkoni. Duhet të tregoni nëse nuk kuptoni pyetjen. Nëse nuk mbani mend një datë ose detaje të tjera, është më mirë ta thoni këtë në vend që të supozoni, në mënyrë që të shmangni rrezikun e bërjes së gabimeve që mund të bëjnë që Home Office të mendojë se nuk po thoni të vërtetën (e njohur si ‘dëmtim i besueshmërisë tuaj’) . Gjatë gjithë intervistës duhet të ruani qëndrueshmëri kur jepni përgjigje.

Home Office zakonisht regjistron audion (vetëm zërin) e intervistave, por mund të siguroheni që ata ta bëjnë  këtë duke ia kërkuar paraprakisht. Përpara se të dilni nga dhoma e intervistimit zakonisht ju jepet një kopje me shkrim e intervistës dhe një regjistrim në USB, nëse jeni intervistuar në prezencë fizike. Përndryshe, mund t’ju dërgohet me postë ose t’i vihet në dispozicion elektronikisht avokatit tuaj. 

Gjatë intervistës tuaj, mund t’ju kërkohet të plotësoni një formular në të cilën ju i jepni leje ose “miratim” Home Office për të kërkuar të dhënat tuaja mjekësore nga mjekët tuaj. Ju nuk keni pse të jepni miratimin tuaj për këtë nëse nuk dëshironi. Refuzimi juaj nuk duhet të ndikojë në vendimin mbi aplikimin tuaj. Është më mirë të kërkoni këshillat e avokatit tuaj përpara se të nënshkruani formularin e miratimit. 

Shihni këshillat tona se si të përgatiteni për intervistën tuaj thelbësore.

Provë konsiderohet çdo gjë që ju i dorëzoni Home Office për të mbështetur kërkesën tuaj, duke përfshirë atë që ju thoni. Regjistrimet e intervistës , deklaratat, dokumentat, letrat, raportet, deklaratat nga dëshmitarë të tjerë janë të gjitha prova.

Ju duhet të shpjegoni me detaje pse keni frikë se do të përndiqeni në vendlindjen tuaj. Shumë refuzime të kërkesave për azil të LGBTQI nga Home Office jepen sepse ato nuk besojnë se aplikantët janë lezbike, gej, biseksual, transgjinorë, homoseksual ose interseksual. Prandaj është e rëndësishme të përgatiteni të flisni mbi eksperiencën tuaj në lidhje me orientimin tuaj seksual, identitetin gjinor ose karakteristikat e gjinisë. Kjo nuk do të thotë të flisni për gjininë, por se si ju jeni bërë ai/ajo që jeni si person. Ju duhet t’i përktheni në mënyrë profesionale provat me shkrim, nga gjuhë të tjera në anglisht. 

Kategoritë kryesore të provave i gjeni si më poshtë, por mund të ketë edhe të tjera gjithashtu. 

 

Deklarata juaj personale

Deklarata juaj duhet të përshkruajë eksperiencat tuaja si një person LGBTQI+. Deklarata juaj duhet gjithashtu të japë detaje të ndonjë përndjekjeje që mund të keni vuajtur në të kaluarën. Mund të përfshijë përshkrime të ndonjë lidhje që mund të keni pasur. Nëse është e nevojshme mund të shkruani një shpjegim se pse nuk keni bërë kërkesë për azil më herët. Ju do ju duhet gjithashtu të shpjegoni pse keni frikë të ktheheni në shtetin tuaj dhe pse mendoni që mund të përndiqeni. 

Deklarata juaj është prova juaj dhe avokati duhet t’ju ndihmojë ta përgatisni atë. Zakonisht ju duhet ta filloni me një përshkrim të familjes, edukimit dhe punësimit që mund të keni pasur në vendlindjen tuaj ose diku tjetër. Duhet të paraqisni disa të dhëna të rrugëtimit tuaj në MB. 

Ju duhet të shpjegoni përvojat ose incidentet që janë të rëndësishme për rastin tuaj. Jepni informacion rreth abuzimit dhe keqtrajtimit me të cilin mund të jeni përballur gjatë qëndrimit në vendin tuaj. Shpjegojini ato me radhë dhe në fund shkruani arsyet pse u larguat nga vendi juaj. Nëse keni qenë të persekutuar në të kaluarën, ose nëse keni arritur t’i shpëtoni persekutimit, duhet ta përshkruani atë.

Në fund duhet të shpjegoni pse keni frikë të ktheheni mrapsht dhe nga kush ose çfarë keni frikë. 

 

Deklaratat e dëshmitarit ose letrat e mbështetjes

Deklaratat e dëshmitarit ose letrat nga shokët, familjarët, partnerët aktual ose të mëparshëm mund të mbështesin atë që ju thoni mbi orientimin tuaj seksual, identitetin gjinor, shprehjen gjinore ose karakteristikat e gjinisë dhe, nëse nevojitet, çdo gjë që ju ka ndodhur. Jo çdokush do ketë ose do i nevojiten deklarata të tilla. 

Deklaratat e dëshmitarit ose letrat duhet të firmosen dhe të datohen. Dëshmitari duhet të japë emër mbiemër dhe adresën dhe të bashkangjisin një kopje të dokumentit të tyre të identifikimit. Ata duhet të komentojnë mbi atë që ato dinë me të vërtetë dhe jo të spekulojnë mbi rreziqet që mund t’i kanosen nëse kthehen në vendlindjen e tyre. Nëse një dëshmitar dërgon një letër nga jashtë, siguroju do e ruash zarfin. 

Raportet mjekësore

Nëse, për shembull, ju kanë sulmuar në vendlindjen tuaj ose vuani nga ndonjë problem shëndetësor, do ishte e rëndësishme të merrnit ndonjë raport nga doktori ose nga spitali ku jeni trajtuar. Nëse keni qenë subjekt i procedurave mjekësore për shkak të ndryshimit të karakteristikave tuaja seksuale, atëherë mund të keni ose të jeni në gjendje të merrni prova për këtë. Në mënyrë të ngjashme, nëse keni akses në trajtime mjekësore në MB për shkak të operacioneve ose trajtimeve të tjera që ju kanë ndodhur në kontekstin e të qenit person interseks, atëherë kjo është gjithashtu dëshmi që mund të dorëzohet.

Informacion për shtetin

Informacioni i cili tregon situatën në vendlindjen tuaj për njerëzit LGBTQI+, si reportet mbi të drejtat e njeriut dhe artikujt e shtypit, mund të jenë të dobishme për të treguar se ka rrezik dëmtimi. Home Office duhet të ketë qasje në informacione mbi atë çfarë po ndodh në çdo shtet dhe ka Politikat e Shtetit dhe Informacione mbi shumë shtete. Home Office do të analizojë infomacionin mbi shtetin dhe do vendosë nëse ata mendojnë se situata në shtetin tuaj nënkupton se atje ju kanoset një rrezik real dëmtimi të cilit ju i frikësoheni. Gjithsesi, nëse ju dorëzoni prova që mbështesin 

kërkesën tuaj se njërëzit LGBTQI+ përndiqen në shtetin tuaj, atëherë kjo do jetë ndihmë për çështjen tuaj. 

Home Office do të marrë një vendim për kërkesën tuaj në bazë të intervistave dhe provave tuaja. Kjo mund të zgjasë disa muaj ose edhe më shumë. Çdo vonesë në marrjen e vendimit për aplikimin tuaj nuk ka gjasa të ketë lidhje me faktin nëse kërkesa juaj ka pasur sukses apo jo. 

Ka pesë vendime ose “rezultate” të mundshme.

 

Rezultati 1: jepet statusi i refugjatit për 5 vite 

Nëse ju merrni statusin e refugjatit të “Grupit 1”, do keni mundësi të punoni, të studioni dhe të aplikoni  për ndihma sociale në MB njëlloj si një shtetas i MB. 

 Në përfundim të pesë viteve, ju mund të aplikoni për një leje të pacaktuar qëndrimi nëse ende rrezikoheni të përndiqeni. Ju duhet të aplikoni para se të skadojë leja juaj e qëndrimit. 

 

Rezultati 2: jepet mbrojtje humanitare për 5 vite 

Kjo është njëlloj si statusi i refugjatit. Aplikohet rrallë ndaj njerëzve të LGBTQI+ që bëjnë kërkesë për azil. 

Lexoni mbi ndryshimin midis statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare manualin e drejtës qëndrimit.  

 

Rezultati 3: jepet një leje tjetër qëndrimi 

Home Office mund t’ju japë “lejë diskrecionale” të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar ose leje “jashtë rregullave” për një kohë të kufizuar (zakonisht për dy vjet e gjysmë). Kjo është e rrallë, por mund të jetë e përshtatshme, për shembull, nëse jeni në një lidhje me një qytetar britanik dhe ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme se pse nuk mund të ktheheni në vendin tuaj për të aplikuar për vizë për t’u bashkuar me partnerin tuaj. Ju gjithashtu mund t’ju jepet leja diskrecionale për arsye të tjera. 

 

Rezultati 4: refuzohet – me të drejtë apelimi në MB 

Nëse Home Office ka refuzuar aplikimin tuaj, ju do keni të drejtën e apelimit normalisht. Shiko ‘Apelimet’ për më shumë informacion. 

 

Rezultati 5: refuzohet – pa të drejtë apelimi 

 Home Office ndonjëherë “shpall” pretendimet për azil si “qartësisht të pabaza”. Kjo do të thotë se ata besojnë se kërkesa për azil nuk do të jetë e suksesshme dhe nuk do të ketë të drejtë apelimi. Kjo mund të ndodhë nëse Home Office beson se vendlindja është e sigurt. Në raste jashtëzakonisht të rralla ndodh që Home Office të shpallë si jashtëzakonisht të pabesueshëm që një person është LGBTQI +. Mund të aplikoni për shqyrtim gjyqësor me ndihmën e një avokati. 

 Kur bëhet një kërkesë e re (shihni më poshtë), Home Office mohon të drejtat e apelimit kundër refuzimit të azilit sepse ka pasur një apelim të mëparshëm ose mundësi për të shpjeguar kërkesën e azilit. Mund të aplikoni për një shqyrtim gjyqësor me ndihmën e një avokati. 

Lexoni mbi ndryshimin midis statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare manualin e drejtës qëndrimit.  

Apelimet 

Nëse Home Office refuzon kërkesën tuaj, ju normalisht do të keni të drejtë apelimi. Ju duhet ta dërgoni formularin tuaj të apelimit në Gjykatën e Shkallës së Parë (Dhoma e Emigracionit dhe Azilit) brenda 14 ditëve nga data e marrjes së letrës së refuzimit. 

Apelimi juaj do të vendoset nga një gjykatës i Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila është një gjykatë e ligjit. Gjykatësi është i pavarur nga Home Office. Ju duhet të përgatitni çështjen tuaj duke iu përgjigjur arsyeve pse Home Office refuzoi kërkesën tuaj. 

Ju duhet të prisni të merrni pjesë në gjykatë dhe “të jepni prova” duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjen tuaj nga një përfaqësues i Home Office dhe gjykatësi. Çdo dëshmitar që mund të keni duhet gjithashtu të marrë pjesë. Ju do të jeni ‘apeluesi’ dhe Home Office do të jetë ‘i padituri’. 

Lexoni më shumë rreth apelimit në Gjykatën e Nivelit të Parë dhe Tribunalin e Lartë në paketën e veglave të së drejtës për të mbetur. Ju gjithashtu mund të gjeni informacion mbi ankesat në faqen e internetit të qeverisë.

Konfidencialiteti në apelime

Apelimet në gjykatë ose gjykata të tjera në MB janë publike dhe çdo anëtar i publikut mund të marrë pjesë. Apelimi juaj do dëgjohet nga një gjykatës që do dëgjojë edhe apelime të tjera në të njejtën ditë, dhe njerëz të tjerë mund të dëgjojnë çështjen tuaj. 

Përcaktimi i çdo apelimi (vendim i shkruar që përcakton arsyet e detajuara) është një dokument publik që përmban emrat e apeluesve dhe dëshmitarëve. Ndodh rrallë që vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të bëhen publike, por vendimet e Gjykatës së Lartë zakonisht publikohen. 

Nëse nuk dëshironi që emri juaj të bëhet publik, duhet t’i thoni gjykatës. Ju duhet të pysni në lidhje me këtë pjesë kur dërgoni formularin e apelimit në gjykatë. 

Ka dy gjëra që mund t’i kërkoni gjykatës të bëjë: 

 1. Të bëhet apelim anonim duke zëvendësuar emrin tuaj me inicialet ose, nëse ka arsye të fortë, të heqë të gjithë emrat nga vendimi. Emrat do të mbesin në kopjet e vendimit që do ju dërgohen ju dhe Home Office, por emrat nuk do jenë në kopjet publike ose në listën e çështjeve të vendosur në mur jashtë dhomës së gjyqit.

2. Nëse ka arsye të fortë, mbani seancën dëgjimore private dhe mos lejoni që të futet askush brenda.

Gjykata duhet t’ju tregojë me shkrim, përpara seancës, nëse janë dakort me kërkesat tuaja. Ditën e seancës, përpara se të fillojë, duhet të siguroheni që stafi i gjykatës është në dijeni që keni kërkuar një seancë private ose anonime.

Ka dy rezultate të mundshme nga Gjykata e Shkallës së Parë. 

Rezultati 1: apelimi pranohet 

Kjo do të thotë që keni fituar. Home Office duhet t’ju japë statusin e refugjatit ose mbrojtje humanitare, ose një lloj tjetër leje qëndrimi nëse fitoni apelimin tuaj mbi një bazë tjetër, p.sh. jeta juaj private dhe familjare në MB. 

Sidoqoftë, Home Office ka 14 ditë për të aplikuar për leje për të apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nëse ata besojnë se gjykatësi bëri një “gabim ligji”. Nëse Home Office i jepet leja për të apeluar, çështja juaj do të dërgohet në Gjykatën e Lartë. 

Rezultati 2: apelimi refuzohet 

 Kjo do të thotë që keni humbur. 

 Aplikimi për leje për të apeluar në Gjykatën e Lartë 

 Ju mund të aplikoni për leje për të apeluar në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë nëse besoni se gjykatësi ka bërë një “gabim ligji”. “Një gabim ligji” do të thotë që gjykatësi bëri një gabim në mënyrën se si ai zbatoi ligjin ose i konsideroi provat dhe nëse nuk do e kishin bërë atë gabim, ata do e lejonin apelimin tuaj. 

Ju duhet ta bëni kërkesën me shkrim jo më vonë se 14 ditë pasi ju është dërguar vendimi. Avokati juaj do t’ju këshillojë nëse një aplikim për leje apelimi mund të ishte i suksesshëm. Ju duhet ta dërgoni aplikimin për leje apelimi në Gjykatën e Shkallës së Parë. 

Nëse Gjykata e Shkallës së Parë refuzon lejen për apelim, ju mund të aplikoni direkt në Gjykatën e Lartë. Nëse Gjykata e Lartë refuzon lejen gjithashtu , ju mund të aplikoni për një shqyrtim gjyqësor në rrethana shumë të kufizuara me ndihmën e një avokati.  

Seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë 

Nëse Gjykata e Shkallës së Parë ose e Lartë ju lejon të apeloni, do të zhvillohet një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë. 

Në seancë, Gjykata e Lartë si fillim do të vendosë nëse Gjykata e Shkallës së Parë ka bërë një gabim ligji. Nëse Gjykata e Lartë zbulon se ka pasur një gabim, ata do të bëjnë një nga dy gjërat: 

 1. Ata do e dërgojnë çështjen mrapsht te Gjykata e Shkallës së Parë për tu shqyrtuar sërish nga një gjykatës tjetër; ose 

 2. Ata do të rimarrin vendimin vetë. Nëse Gjykata e Lartë e rimerr vendimin, ajo zakonisht do bëhet pas një seance tjetër. Nëse Gjykata e Lartë e rimerr vendimin, ata mund ta pranojnë apelimin ose ta refuzojnë atë. 

Përndryshe, Gjykata e Lartë mund të zbulojë se nuk ka pasur ndonjë gabim ligjor në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të refuzojë apelimin tuaj. 

Vendimet e Gjykatës së Lartë mund të apelohen në Gjykatën e Apelit, por kjo është e ndërlikuar dhe do t’ju duhet një avokat për t’ju ndihmuar. 

Nëse apelimi juaj është refuzuar dhe ju nuk mund të apeloni më tej, mund të jetë e mundur të bëni një “kërkesë të re” për azil, por është një proces i ndërlikuar. 

Ju mund të bëni një kërkesë të re, ose “aplikim të mëtejshëm”, nëse mund të merrni prova të reja ose nëse ka ndonjë ndryshim në situatën e njerëzve LGBTQI + në vendlindjen tuaj. Ju duhet të mbyllni një takim për të marrë pjesë në Further Submissions Unit (Njësinë e Aplikimeve të Mëtejshme) në Liverpool për të paraqitur provat tuaja të reja. Në disa rrethana, nuk pritet që ju të shkoni në Liverpool, p.sh. nëse jeni i arrestuar ose nuk mund të udhëtoni për shkak të një problemi mjekësor. 

Ju mund të lexoni në lidhje me procesin e bërjes së një pretendimi të ri në faqen e internetit të qeverisë.

Për të gjetur një avokat, ju mund të kontaktoni me ato që listohen në website-in e Rainbow Migration, ku ka avokatë që mund t’i paguani ju dhe të tjerë që janë të ndihmës ligjore. 

Nëse nuk keni mjaftueshëm para për të paguar një avokat, ju mund të merrni avokat të ndihmës ligjore. Këto avokatë mund të jenë shumë të mirë sepse ata mund të kenë shumë eksperiencë në çështjet e azilit dhe kanë kaluar provimin e specialistit.

 

 Ndihma ligjore do të paguajë:

  • avokati juaj të përgatisë kërkesën tuaj për azil (kjo përfshin përgatitjen e deklaratës suaj të azilit, t’ju përgatisë për intervistë të plotë për azil, t’ju këshillojë për vendimin e Home Office, marrëdhëniet me Home Office në emrin tuaj.
  • një përkthyes profesional që do marrë pjesë në takimet me avokatin
  • përkthimin e provave
  • raportet e ekspertëve mjekësore ose të shtetit në qoftë se është e nevojshme
  • avokatin tuaj të pergatisë apelimin
  • avokatin tuaj ose një avokat tjetër që t’ju përfaqësojë në seancën dëgjimore 

Ndihma ligjore zakonisht nuk mund të paguajë që një avokat të telefonojë Home Office për të regjistruar një kërkesë azili për llogari tuaj, ose të marrë pjesë në intervistën tuaj të azilit nëse nuk jeni në kamp. Nuk mund të paguajë për apelime që nuk ka gjasa të jenë të suksesshme. 

Ndihma ligjore do të lejojë ndryshimin e avokatit vetëm nëse ekziston një arsye shumë e fortë. 

Nëse jeni ndaluar nga Home Office dhe keni nevojë për një avokat të ndihmës ligjore, kërkojini Welfare Office (Zyrës së Mirëqenies) t’ju regjistrojë për ndihmë ligjore. 

Sigurohuni që të punoni fort me avokatin tuaj për të përgatitur çështjen. Bëni pyetje nëse mendoni se duhet të bëhet më shumë. Nëse shqetësoheni për punën e bërë për çështjen tuaj, ne mund të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë, ju lutemi na kontaktoni. 

Nuk ka mjaftueshëm avokatë të ndihmës ligjore për të gjithë ata që kanë nevojë për një të tillë. UKLGIG ndonjëherë mund të ndihmojë njerëzit që nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vetë një avokat. 

Ndihma ligjore zakonisht nuk mund të paguajë që një avokat të telefonojë Home Office për të regjistruar një kërkesë azili për llogari tuaj, ose të marrë pjesë në intervistën tuaj të azilit nëse nuk jeni në kamp. Nuk mund të paguajë për apelime që nuk ka gjasa të jenë të suksesshme.

Ndihma ligjore do të lejojë ndryshimin e avokatit vetëm nëse ekziston një arsye shumë e fortë.

Nëse jeni ndaluar nga Home Office dhe keni nevojë për një avokat të ndihmës ligjore, kërkojini Welfare Office (Zyrës së Mirëqenies) t’ju regjistrojë për ndihmë ligjore.

Sigurohuni që të punoni fort me avokatin tuaj për të përgatitur çështjen. Bëni pyetje nëse mendoni se duhet të bëhet më shumë. Nëse shqetësoheni për punën e bërë për çështjen tuaj, ne mund të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë, ju lutemi na kontaktoni.

Nuk ka mjaftueshëm avokatë të ndihmës ligjore për të gjithë ata që kanë nevojë për një të tillë. Rainbow Migration ndonjëherë mund të ndihmojë njerëzit që nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vetë një avokat.

Kontrolloni nëse mund të merrni ndihmë juridike dhe shihni më shumë avokatë të ndihmës juridike në faqen e internetit të Agjencisë së Ndihmës Juridike.